Shqipëria ka gjithsej 628 mijë e 937 mjete aktive. Referuar të dhënave ta publikuara nga INSTAT rezulton se mjetet rrugore sipas llojit që zënë përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore rezultojnë “Autoveturat” (79,5 %), “Automjetet për transport të përzier” (7,1 %) dhe “Motomjetet” (6,0 %).
Numri gjithsej i autoveturave rezulton 499.779. Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë Mercedez Benz (30,7%), e ndjekur nga Volksëagen (16,6%) dhe Ford (10,0 %).
Çfarë autoveturash kanë shqiptarët?
Autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2011-2019, zënë 7,4 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave të regjistruara në vend, autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2000-2010 zënë 64,4 % dhe autoveturat e prodhuara para vitit 2000, përbëjnë 28,2 %.
Sipas detajimit të markave, markat më të përhapura të autoveturave, të prodhuara gjatë periudhës 2011-2019, janë “Mercedez Benz” (19,1 %), “Volksëagen” (14,1 %), Ford (7,7 %) dhe Audi (7,1%).
Referuar periudhës së prodhimit 2000-2010, markat më të përhapura janë “Mercedez Benz” (37,0 %), “Volksëagen” (16,5 %), “Ford” (11,3 %) dhe “Opel” (5,9%).
Për autoveturat e prodhuara para vitit 2000, markat më të përhapura rezultojnë “Mercedez Benz” (42,1 %), “Volkswagen” (17,5 %), “Ford” (7,6 %) dhe “Opel” (5,8 %).
Vihet re se tre janë markat të cilat janë në përdorim në vendin tonë, sipas periudhës së prodhimit deri në vitin 2019: “Mercedez Benz”, “Volkswagen” dhe “Ford”.
Dominojnë makinat me naftë
Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndën djegëse “Naftë” (73,3 %), ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndën djegëse “Benzinë” (19,4 %) dhe mjeteve që përdorin lëndë djegëse të kombinuar “Benzinë dhe Gaz” (7,1 %).
Vetëm 0,2 % e mjeteve përdorin lëndë djegëse si “Naftë, “Benzinë” ose “Gaz” të kombinuara me “Energjinë Elektrike”.
Analizuar sipas periudhës së prodhimit, për autoveturat e prodhuara gjatë periudhës 2011-2019, 73,2 % e autoveturave përdorin lëndën djegëse “Naftë”, 21,0 % përdorin lëndën djegëse “Benzinë” dhe 4,3 % përdorin lëndët djegëse “Benzinë dhe Gaz”. Gjatë kësaj periudhe, 1,3 % e autoveturave mund të përdorin lëndën djegëse “Naftë”, “Benzinë” ose “Gaz” të kombinuara me “Energji Elektrike”.
Për autoveturat e prodhuara gjatë periudhës 2000-2010, vihet re se 76,1 % përdorin lëndën djegëse “Naftë”, 15,8 % përdorin “Benzinë” dhe 8,0 % përdorin “Benzinë dhe Gaz”.
Për autoveturat e prodhuara para vitit 2000, 67,0 % përdorin lëndën djegëse “Naftë”, 27,3 % përdorin “Benzinë” dhe 5,7 % përdorin “Benzinë dhe Gaz”.
Çfarë motori kanë makinat në Shqipëri?
Sipas vëllimit të motorrit, numri më i lartë i autoveturave ka një fuqi motorike deri në 2000 centimetra në kub duke zënë 66,8 %, të ndjekura nga autoveturat me vëllim 2001-3000 centimetra në kub me 30,6 % dhe autoveturat që kanë vëllim motorik më të madh se 3000 centimetra në kub me 2,6 %.