Produktet dhe Sherbimet

Karta AutoFast


ALPET ofron mundësinë e blerjes nëpërmjet kartave elektronike: Karta AutoFast me parapagim dhe, Karta AutoFast me paspagim

Çfarë është Karta AutoFast?

Karta Autofast është një kartë elektronike e përmasave të kartës së kreditit me shirit magnetik, me ngjyrat, logon e kompanisë si dhe elementet përkatëse të sigurisë.

Shërbimi i shitjes me AutoFast ofrohet për të tre produktet naftë, benzinë dhe gaz.

Furnizimi me kartë elektronike është mjaft fleksibël ndaj çdo kërkese dhe nevoje të klientit, për të përmbushur nevojat personale apo menaxhimin e biznesit.

Çdo karte Autofast mund t’i caktohet një limit kohor përdorimi sipas kërkesës së klientit. Sasia e produktit që do të depozitohet në kartë vendoset nga vetë klienti sipas sasisë së dëshiruar dhe mund të përdoret në cdo kohë në të gjithë rrjetin e pikave Alpet 24/7.

Kartat pajisen me targën e automjetit  për të cilin do të përdoret sasia e karburantit.

Ju mund të rimbushni kartën tuaj në cdo kohë dhe të kontaktoni me stafin shitës Alpet për cdo kërkesë tuajën ne të gjithë format e komunikimit të cilat i gjeni në website www.alpet.com.al.

Proçedura e përdorimit të Kartave AutoFast është e thjeshtë. Karta Elektronike i dorëzohet punonjësit të pikës së karburantit ku po kryhet transaksioni i furnizimit me karburant dhe skanohet nga lexuesi i barkodit i cili e rregjistron këtë kartë në bazën e të dhënave të kompanisë. Punonjësit Alpet janë të instruktuar që në mënyrë kategorike të mos pranojnë të kryejnë asnjë furnizim nëse targa e automjetit në të cilin do të hidhet karburanti dhe targa e shënuar në kartën elektronike nuk janë të njëjta.

Apliko tani pa asnjë kosto për kartën Autofast Alpet dhe tërhiqni atë brenda 48 orëve në pikën Alpet të zgjedhur nga ju!

Shitje AutoFast

Plotësoni fushat e mëposhtme për të përfituar kartën elektronike AutoFast