Makinat elektrike bëhen realitet edhe për ata që s’kanë para – Vjen risia e transformimit të makinës se vjetër me naftë

Me 5000€ mund të transformoni makinën tuaj 10-vjeçare me naftë në një makinë elektrike.

Kjo do të bënte makinën të përshtatshme me rregullat dhe standardet e qarkullimit.

Start-up francez Transition-One ka zhvilluar një teknologji që shton një motor elektrik, bateri dhe një pult.

Testimi është kryer në modelet më të vjetra të Fiat Chrysler Automobiles NV, Volkswagen AG, Renault SA dhe PSA Group në Francë.

Themeluesi Aymeric Libeau ekspozoi prototipin e parë, një Renault Twingo i 2009 me një gamë elektrike drejtimi prej 112 milje.

“Unë jam duke u shitur njerëzve që nuk mund të përballojnë blerjen e një makine elektrike të re prej 20,000 euro”, tha Libeau.

“Ne po i shndërrojmë modelet më të shitura në Europë në makina elektrike”- shtoi ai.

Libeau pret miratimin e rregullatorit francez dhe europian deri në fund të vitit. Ai do të fillojë para-porositë në shtator për të testuar kërkesën.

Prodhuesit po i ndërtojnë makinat elektrike për të respektuar rregullat më të rrepta për emetimet  e gazrave.

Veturat hibride apo elektrike, përbënin rreth 3% të shitjeve totale të vitit 2019.

Kjo ndodh pasi çmimet e automjeteve hibride dhe elektrike mbeten të larta krahasuar me modelet konvencionale.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp