Automjetet elektrike kanë pasur një ndikim pozitiv si pjesë e përgjigjes ndaj krizës klimatike, por për disa njerëz ato paraqesin një rrezik të ri.

Këmbësorët mund të kenë probleme për të dëgjuar automjetet e qeta elektrike dhe hibride që qarkullojnë.

Kjo paraqet një rrezik të veçantë për njerëzit e verbër dhe me vështirësi shikimi.

Për këtë rast është miratuar një masë që detyron makinat elektrike dhe hibride të pajisen me një sistem zanor akustik (AVAS).

Sistemi zanor do të jetë i ngjashëm me atë të një motori me djegie të brendshme. Shoferët do të jenë në gjendje ta çaktivizojnë përkohësisht këtë sistem nëse e shikojnë të arsyeshme.

Masa u miratua nga Parlamenti Europian në vitin 2014. Nga korriku 2021, rregulli do të jetë për të gjitha automjetet e reja elektrike dhe hibride të regjistruara.

Sipas Bloomberg New Energy Finance deri në 2040 makinat elektrike mund të përbëjnë 57% të shitjeve të makinave në botë.