A e dini se pse disa makina e kanë portën e karburantit në anën e shoferit e disa të tjera në anën e pasagjerit?!

Jo të gjitha makinat e kanë në njërën anë portën e furnizimit me karburant. Disa e kanë në anën e shoferit ndërsa disa të tjera në anën e pasagjerit.

Dhe kjo ka një arsye!

Në fakt, në projektimin e makinave, askush nuk e konfirmon nëse preferenca e shoferëve është faktor përcaktues megjithatë ka një rregullore që tregon se ku duhet të pozicionohet porta e karburantit.

Kjo rregullore në fakt nuk përcakton anën e saktë por vetëm vendin, në fund të automjetit.

Pra vendosja e portës së karburantit, në anë të majtë apo të djathtë është në dorë të inxhinierëve.

Por ka edhe një arsye tjetër!

Cfarë do të ndodhte në karburante nëse të gjitha automjetet do ta kishin portën e furnizimit në njërën anë?  Do të bëhej një radhë e gjatë ndërsa 50 % e pikës së karburantit do të mbetej e papërdorur.

Në qoftë se nuk e mbani mend krahun e portës së karburantit mjafton te shikoni shigjetën e vogël në formë diamanti në matësin e karburantit; ajo shënjon krahun në të cilin ndodhet.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp