A e dini se kush e ka realizuar udhëtimin e parë me makinë në histori?

Ishte Bertha Ringer, bashkëshortja e Carl Benz, shpikësit të makinës së parë, “Benz Patent Motorwagen” në 1886 që kreu udhëtimin e parë në histori me makinë.

Bertha që në fejesë kishte financuar dhe mbështetur Carl Benz në  kërkimet e tij.

Pas patentimit të shpikjes, me 5 gusht të vitit 1888 Bertha mori me vete 2 nga 5 fëmijët e saj në bordin e modelit numër 3 të “Motorwagen” dhe shkoi të vizitonte nënën e saj.

Bëhej fjalë për një udhëtim mjaft aventurier për kohën. Largësia ishte 194 kilometra, nga Mannheim në Pforzheim dhe kthim.

Udhëtimi u krye në rrugë të paasfaltuara dhe pa pika furnizimi me karburant.

Veprimi i saj pati shumë jehonë.  Kjo sipërmarrje bindi Benzin dhe opinionin publik se automobili kishte të ardhme. Sot itinerari i përshkuar, i emërtuar “Bertha Benz Memorial Route” bën pjesë në pasurinë industriale të njerëzimit.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp