Gjigandët e prodhimit të makinave po ecin përpara me planet për të bërë më shumë automjete efikase për tregun e SHBA, pavarësisht planeve të administratës Trump për të rivendosur rregulla të reja.
Ford, Honda, Volkswagen dhe BMW “rrëmbyen” një rregullore sa i përket cilësisë së ajrit në Kaliforni.
Kompanitë premtojnë se do të shpërndajnë flotën e makinave mesatare 50 milje për gallon sipas modelit të vitit 2026.
Gjigandët e makinave në SHBA garantuan se do të mbajnë të njëjtin standart në 50 shtetet.
Ky veprim do të vendosë katër prodhuesit e automjeteve në përputhje me rregullat më të rrepta të emetimeve të gazrave që japin efektin serë.
Ky “presion” aktualisht po përhapet edhe në Europë. Kjo gjë po i shtyn prodhuesit e makinave të kalojnë drejt mjeteve hibride dhe elektrike.
Sipas prodhuesve, nese do të kishte një ulje cmimesh shitjet e mjeteve elektrike do të ishin më të larta.
Prodhuesit e makinave po shpenzojnë miliarda për të zhvilluar automjete më efikase për lëshimin e gazrave.