Produktet dhe Sherbimet

Shitje me Tollon


Shërbimi i shitjes me tollon ofrohet për produktet naftë dhe benzine, në formatin 10 litërsh. Tollonat janë të pajisur me disa elemente sigurie unike si numër serial, barcode, fije me element në brendësi të tollonit, dizajni unik identifikues me logot përkatëse. Proçedura e furnizimit me tollon e aplikuar nga ALPET është proçedure e sigurtë, e cila parandalon në maksimum abuzimet e keqpërdorimet.

Tolloni i blerë pajiset me vulën e kompanisë shitëse ALPET dhe me vulën e subjektit blerës. Punonjësit tanë janë trajnuar dhe instruktuar të mos pranojnë në mënyrë absolute tollonat të pa pajisur me dy vula. Gjithashtu punonjësit janë instruktuar që të shënojnë në sistemi Alpet targën e automjetit që po furnizohet me tollonin përkatës. Në këtë mënyrë çdo tollon lë gjurmë në pikën që është përdorur, në cilën datë, orë është përdorur dhe në cilin automjet është përdorur, për t’i siguruar një informacion sa më të plotë klientëve.

Proçedura e përdorimit të Tollave është e thjeshtë. Tolloni i dorëzohet punonjësit të pikës së karburantit ku po kryhet transaksioni i furnizimit me karburant dhe skanohet nga lexuesi i barkodit i cili e rregjistron këtë tollon në bazën e të dhënave të kompanisë. Gjithashtu sipas kërkesës së klientit, nëse ka dyshime për abuzime apo pakënaqësi të shërbimit, çdo pikë karburanti që operon nën drejtimin e ALPET monitorohet me kamera CCTV 24 orë në 24 dhe rregjistrimet do të vihen në dispozicion të klientit sipas kërkesës.

Apliko tani pa asnjë kosto!

Shitje me Tollon

Plotësoni fushat e mëposhtme për të përfituar nga Shitja me Tollon

Loji i produktit

Sasia në litra