Tel: +355 68 805 4776

Email: info@alpet.com.al

Rreth Nesh

ALPET” është shoqëri e themeluar në vitin 2005, me zyra qëndrore në kryeqytet, në rrugën “Pjetër Bogdani” në zonën e ish – bllokut. E krijuar fillimisht si një degëzim i kompanisë manjate turke ALPET, shoqëria ndoqi të njëjtën vlerë të kompanisë mëmë, duke ofruar cilësinë e parë për klientët. Tashmë me rreth 10 vite në tregun vendas, imazhi i kësaj shoqërie mbetet e pandryshuar tek klientët.

E përqëndruar në efiçiencë dhe efektivitet, “ALPET” arriti të tërheqë menjëherë ekspertët më të njohur të fushës së hidrokarbureve, dhe të mbledhë rreth saj punonjës të kualifikuar. Falë trajnimeve të herë-pas-herëshme të stafit, “ALPET” siguron për klientët korrektësi dhe profesionalizëm në shërbim. Fleksibiliteti dhe shpejtësia në ofrimin e shërbimit në pikat e shitjeve me pakicë, dhe profesionalizmi dhe përkrahja e drejtueseve të departamenteve më kryesore të kompanisë, ndihmojnë kompaninë të qëndrojë gjithmonë pranë nevojave të klientëve. Shoqëria është vazhdimisht e angazhuar për të ndjekur hapat e teknologjisë më të fundit në tregtimin e hidrokarbureve, duke përkrahur në çdo nisem zhvillimet e reja, veçanërisht në mbrojtje të mjedisit.

Fokusi i kompanisë për të ardhmen është arritja e perfeksionit në kombinimin e produktit dhe shërbimit në tregun e hidrokarbureve, duke siguruar vazhdimësinë e bashkëpunimit me klientët, dhe rritjen e pranisë në treg.

Misioni

“Të plotësojmë kërkesat dhe nevojat e klientëve për cilësi të lartë dhe disponibilitet e shpejtësi në shërbim, duke u kujdesur në çdo hap për ndikimin në mjedis.”

Vizioni

“Të pozicionohemi lider në tregun e hidrokarbureve, duke konkuruar në cilësi të lartë produktesh dhe shërbimesh.”

Objektivat

Objektivi ynë për të ardhmen është të krijojmë marrëdhënie të ngushta me konsumatorët tanë.

ALPET” do të kontribuojë më tepër në mjedis, për të krijuar një ambjent më të mirë për ne dhe brezat e ardhshëm.

Deri në fund të vitit objektivi ynë është të rrisim me 50% sasinë e produkteve të shitura.