Katër nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë, Ford, Honda, Volkswagen dhe BMW, po ecin përpara me planet për të bërë më shumë automjete efikase për tregun e SHBA, pavarësisht planeve të administratës Trump për të rivendosur rregulla të reja.

Kompanitë arritën një marrëveshje me rregullatorët e cilësisë së ajrit në Kaliforni, duke premtuar se do të shpërndanin flotën e makinave mesatare 50 milje për gallon sipas modelit të vitit 2026, dhe u zotuan të qëndrojnë në atë standard në të gjitha 50 shtetet.

Ky veprim do të vendosë katër prodhuesit e automjeteve në përputhje me rregullat më të rrepta të emetimeve të gazrave që japin efektin serë, madje edhe kur administrata e Trump po punon për të rikthyer politikat e vendosura nën Presidentin Barack Obama.

Presionet rregullatore në mbarë botën, duke përfshirë edhe Evropën dhe Kinën, po i shtyjnë prodhuesit të prodhojnë automjete elektrike. Prodhuesit parashikojnë se konsumatorët do të fillojnë blerjen e më shumë automjeteve elektrike në të ardhmen me rënien e çmimeve.

Prodhuesit e makinave po shpenzojnë miliarda për të zhvilluar automjete elektrike dhe automjete më efikase për lëshimin e gazrave. Kompanitë prodhuese po fillojnë që tani përshtatjen me kërkesat e ardhshme të konsumatorëve, të cilët nisur nga efektet negative të ngrohjes globale dhe harxhimin e më pak parave për karburant kërkojnë makina elektrike.