Ishte një grua, Bertha Ringer. Bashkëshorti i saj ishte Carl Benz, shpikësi i makinës së parë, “Benz Patent Motorwagen” në 1886. Bertha, që në fejesë kishte financuar kërkimet e Benz, si grua e martuar nuk kishte më titull ligjor në sipërmarrjen, por vendosi gjithsesi që ta mbështeste.

Pas patentimit të shpikjes, me 5 gusht të vitit 1888 Bertha mori me vete 2 nga 5 fëmijët e saj në bordin e modelit numër 3 të “Motorwagen” dhe shkoi të vizitonte nënën e saj. Bëhej fjalë për një udhëtim mjaft aventurier për kohën: 194 kilometra, nga Mannheim në Pforzheim dhe kthim, pa rrugë të asfaltuara e pika furnizimi me karburant.

Veprimi i saj pati shumë jehonë.  Kjo sipërmarrje bindi Benzin dhe opinionin publik se automobili kishte të ardhme. Sot itinerari i përshkuar, i emërtuar “Bertha Benz Memorial Route” bën pjesë në pasurinë industriale të njerëzimit.

ALPET Albania